Volejboll

Kombëtarja e meshkujve “kopjon” atë të vajzave, Shqipëria mund sërish 3-0 Kosovën

Pak orë pas triumfit 3-0 të kombëtares se femrave në volejboll ndaj asaj të Kosovës, i njëjti rezultat është arritur edhe nga djemtë kuqezinj, që mundën sërish fqinjët tanë, në një event miqësor që Federata Kosovare e Volejbollit organizoi sot me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Ky turne u zhvillua në Gjakovë, aty ku kombëtaret shqiptare “senior” i fituan të dyja takimet ndaj Kosovës, të dyja me shifrat 3-0. Shifrat e seteve të ndeshjes se meshkujve jane: 25-23, 25-20 dhe 25-21.

Kombetarja e femrave fitoi 3-0 ndaj Kosoves ne miqesore

Ndryshe nga sfida e femrave, ajo e meshkujve ishte më emocionuese, pasi të dyja skuadrat dueluan fort për fitore, por diferencën e bëri përvoja e volejbollistëve kuqezinj, që u treguan më të saktë dhe të kujdesshëm në pikët e fundit. Kosova tentoi të fitojë, por gaboi në fund, aty ku Shqipëria ishte më e saktë në sulm dhe mbrojtje, duke korrur një fitore të vështirë por të merituar. Këtë vit, kombëtarja shqiptare e volejbollit do të marrë pjesë në disa evente ndërkombëtare, si Liga e Europës, Lojërat Mesdhetare dhe eliminatoret e Kampinatit Europian, ndaj këto sfida miqësore janë një test i mirë për stafin kuqezi.

Më shumë nga Volejboll