Basketboll

Kombëtarja humbet sërish me Armeninë, miqësoret një tabu për kuqezinjtë

Kombëtarja e meshkujve në basketboll është mundur sot 93-84 nga Armenia, në miësoren  e radhës në turneun e zhvilluar në Yerevan. Kjo ishte sfida e dytë brenda tri ditësh mes dy ekipeve kombëtare, me kuqezinjtë që pësuan një tjetër disfatë, e pesta në po kaq takime miqësore të zhvilluara në total. Pas dy humbjeve me Kosovën në Tiranë, kuqezinjtë e trajnerit Constantinides pësuan edhe tri humbje në Armeni, dy herë ndaj kombëtares vendase dhe një herë ndaj Kazakistanit.

Kombëtarja, pas këtij turneu në Armeni, do të rikthehet në Tiranë për të vijuar në kryeqytet përgatitjet e fundit për eliminatoret e Botërorit 2019. Kuqezinjtë janë në grup me Holandën dhe Austrinë dhe ndeshjet zyrtare të këtij turneu do të nisin më 2 gusht. Kombëtarja ka gati një muaj që ka nisur përgatitjet dhe pritet që gjithçka të jetë gati për 2 gushtin, kur dhe do të zhvillohet takimi i parë me Austrinë, në sallën “Feti Borova”, pranë National Olimpik Park.

Më shumë nga Basketboll