Basketboll

Kombëtarja në sprintin final, të mërkurën sfida me Austrinë

Koha për eksperimente përfundoi, pasi 48 orë ndajnë kombëtaren e Shqipërisë në basketboll për meshkuj nga debutimi në eliminatoret e Botërorit 2019 (më datat 2-19 gusht luhet faza para-eliminatore e zonës Europiane). Në sallën sportive “Feti Borova” pranë National Olimpik Park, kuqezinjtë e trajnerit Antonis Constantinides do të luajnë ndaj Austrisë (ora 20:30) ndeshjen e parë kualifikuese në këtë event. Skuadra e tretë në grup është Holanda, ndërkohë që do të luhet me sistem vajtje-ardhje dhe dy ekipet e para të çdo grupi avancojnë në fazën tjetër.

Nga miqesorja Shqiperi-Armeni

Kuqezinjtë kanë një muaj që kanë nisur përgatitjet, fillimisht në “Asllan Rusi” e më pas në “Feti Borova”, për të zhvilluar më pas 5 ndeshje miqësore, të humbura të gjitha (dy ndaj Kosovës, dy ndaj Armenisë dhe një ndaj Kazakistanit). Pavarësisht rezultatit, Shqipëria ka patur mundësi të testojë veten, të shohë punën e bërë dhe të bëjë në këto 48 orë të mbetura korrigjimet e fundit, për të bërë një debutim fitues më 2 gusht. Shanset për të avancuar më tej janë, ky është edhe objektivi i kuqezinjve, që synojnë fitore në dy ndeshjet që do të luajnë në Tiranë.

Ndeshjet e kombëtares në eliminatoret e Botërorit 2019

2 gusht, Shqipëri – Austri, ora 20:30

9 gusht, Holandë – Shqipëri, ora 20:00

12 gusht, Austri – Shqipëri, ora 16:00

19 gusht, Shqipëri – Holandë, ora 20:30

Nga miqesorja Shqiperi-Kosove

Më shumë nga Basketboll