Basketboll

Kombëtarja, nesër sfida e radhës në Europian, tjetër “mision i pamundur” ndaj Rusisë

Kombëtarja e femrave në basketboll ka mbërritur sot në Rusi, aty ku nesër në mbrëmje do të luajë ndeshjen e radhës në eliminatoret e Kampionatit Europian (Women Eurobasket 2019) ndaj kombëtares vendase, sfidë e vlefshme për Grupin C. Basketbollistet kuqezi i kanë humbur tri sfidat e para në këto eliminatore, përfshi edher sfidën e parë me Rusinë, luajtur nëntorin e kaluar në Tiranë me shifrat e thella 122-37. Ndaj, edhe nesër nuk pritet ndonjë mrekulli, me vendaset që do të ketë një përballje të lehtë ndaj kombëtares shqiptare.

Nga ndeshja Shqiperi-Lituani, luajtur ne Tirane

Shqipëria, në këtë edicion, ka nisur një “mini-revolucion”, duke zëvendësuar mjaft nga lojtaret e “vjetra” me basketbolliste të reja dhe të perspektivës. Ndeshja ndaj Rusisë është e katërta në këtë edicion dhe vjen pas humbjes 3 ditë më parë në Tiranë ndaj Lituanisë, ndërkohë që rivalja e katërt në grup është Hungaria. Dy takimet e fundit të Shqipërisë në këto eliminatore do të luhen në nëntor të këtij viti. Ndeshje e nesërme ndaj Rusisë do të nisë në orën 19:30 dhe do të gjykohet nga Karolina Anderson, Piotr Ivashkov dhe Zdenko Zubak.

Më shumë nga Basketboll