Connect with us

Basketboll

Kombëtarja nis stërvitjen në National Olimpik Park, dy miqësore me Kosovën

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB), përmes një komunikimi me mediat ka bërë me dije sot se stërvitja e ekipit kombëtar të meshkujve, që në fillim të gushtit do të luajë në eliminatoret e Botërorit 2019, është spostuar nga dita e sotme në sallën sportive “Feti Borova”, pranë National Olimpik Park. Deri më tani, stërvitja ishte kryer në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, por tashmë përgatitja do të vijojë në sallën “Feti Borova”, aty ku ekipi kombëtar do të luajë edhe ndeshjet zyrtare ndaj Holandës e Austrisë, dy rivalet e grupit eliminator të Botërorit.

Ja lista e kombetares se basketbollit per meshkuj

Stërvitja do të vijojë të jetë e ngjeshur, me dy seanca stërvitore në ditë (ora 10-12 dhe 1++9-21), por ajo nuk do të jetë vetëm në sallë por edhe në palestër force. Gjatë kësaj fundjave, FSHB ka planifikuar edhe dy ndeshje miqësore me Kosovën (më datat 22 dhe 23 korrik). Këto miqësore do të pasohen javën e ardhshme me një turne miqësor në Armeni, ndërsa më 2 gusht do të luhet ndeshja e parë zyrtare, në Tiranë ndaj Austrisë. Deri më tani stërvitja ka shkuar mirë dhe basketbollistët e grumbulluar po stërviten rregullisht nën urdhërat e trajnerit Antonis Constantinides.

FSHB ka planifikuar dy ndeshje miqësore me Kosovën (më datat 22 dhe 23 korrik), të cilat do të pasohen javën e ardhshme me një turne miqësor në Armeni

Më shumë nga Basketboll