Kombëtarja

Kombëtarja U-15 nis grumbullimin për dy miqësoret, ja lista e lojtarëve

Kombëtarja e U-15 ka nisur sot në Korçë grumbullimin e saj në prag të dy ndeshjeve miqësore, të programuara për t’u luajtur më 18 dhe 20 shtator ndaj homologes së Maqedonisë. Trajneri Eqerem Memushaj ka grumbulluar 23 futbollistë, që i përkasin datëlindjes 2004-2005. Shumica dërrmuese e tyre janë lojtarë të kampionatit shqiptar.

Për këtë grumbullim, Memushaj u shpreh për faqen zyrtare të FSHF-së: “Ky grumbullim dhe dy ndeshjet miqësore na shërbejnë shumë. Gjatë gjithë kësaj kohe, së bashku me stafin, kemi parë lojtarë të kësaj moshe. Janë dy ndeshje, ku do të kërkojmë të bëjmë maksimumin tonë në fushë. Mbi të gjitha, do të jenë dy teste, që do të na japin një ide shumë më të mirë për të gjitha repartet”.

Programi i ndeshjeve miqësore me Maqedoninë:
18.09.2018: Shqipëri – Maqedoni, ora 16:00, stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
20.09.2018: Maqedoni – Shqipëri, ora 16:00, stadiumi “Biljanini”, Ohër, Maqedoni

 

Më shumë nga Kombëtarja