Basketboll

Kombëtarja U-16 humbet me Monako, e mbyll Europianin në vendin e 6-të

Kombëtarja U-16 e basketbollit për djem e ka mbyllur sot aventurën e saj në Divicionin C të Kampionatit Europian në vendin e 6-të. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj janë mundur sot, në ndeshjen e fundit të këtij turneu të zhvilluar në Andorë, nga kombëtarja e Monako, me rezultatin 79-71. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione, sidomos në periodën e fundit, pasi Shqipëria arriti të rikuperojë pas avantazhit të ekipit mik dhe në fund tentoi fitoren, por pa sukses. Monako u hakmorr për humbjen mes dy ekipeve në fazën në grupe, duke u renditur kështu në vendin e pestë dhe lanë kuqezinjtë një vend më poshtë. Në këtë Europian, ekipi kombëtar shqiptar arriti tri fitore dhe po kaq humbje, një skuadër që tregoi një nivel të mirë dhe basketboll në rritje krahasuar me një vit më parë.

Rezultatet e Kombëtares U-16 në Divizionin C të Europianit

Andorë – Shqipëri, 55-52 (21-12, 11-6, 17-19, 6-15)

Shqipëri – Azerbajxhan, 66-78 (16-10, 18-24, 8-20, 24-24)

Monako – Shqipëri, 66-70 (10-23, 18-18, 14-20, 24-9)

Shqipëri – San Marino, 66-63 (14-14, 20-19, 19-14, 13-16)

Shqipëri – Uells, 58-47 (12-16, 11-11, 23-12, 12-8)

Monako – Shqipëri, 79-71 (21-21, 21-18, 20-15, 17-17)

Më shumë nga Basketboll