Connect with us

Basketboll

Kombëtarja U-16 mund edhe Uellsin, nesër luan për vendet 5-6

Kombëtarja U-16 në basketboll për djem ka fituar sot 58-47 (12-16, 11-11, 23-12, 12-8) ndaj Uellsit, në ndeshjen e vleshme për vendet 5-8 të Divizionit C të Kampionatit Europian, turne që po zhvillohet në Andora. Ky është suksesi i tretë i kuqezinjve në këtë turne, pasi më parë kanë mundur edhe Monako e San Marino (kanë edhe dy humbje ndaj Andorës dhe Azerbajxhanit).

Ndeshja e luajtur sot ndaj Uellsit ka qenë me dy pamje, më e mirë për rivalët tanë në pjesën e parë dhe më pas ka ardhur përmbysja e kuqezinjve. Kombëtares shqiptare i ka mjaftuar perioda e tretë për të përmbysur shifrat dhe për ta fituar këtë sfidë. Nesër, kuqezinjtë që drejtohen nga trajneri Erkand Karaj, do të luajnë sërish ndaj Monako, sfidë e vlefshme për vendet 5-6, e fundit në këtë Europian moshash.

Nga ndeshja Shqiperi-Uells

Më shumë nga Basketboll