Connect with us

Volejboll

Kombëtarja U-18 e mbyll në vendin e fundit Ballkaniadën kosovare

Në Prishtinë u zhvillua për 5 ditë me radhë Kampionati Ballkanik i moshës U-18 në volejboll për vajza, aktivitet ku mori pjesë edhe kombëtarja shqiptare e rrjetës. Në këtë Ballkaniadë morën pjesë 5 shtete, ku përveç Shqipërisë dhe Kosovës organizatore ishin edhe Turqia, Maqedonia e Mali i Zi. Paraqitja e kombëtares kuqezi ishte e dobët, pasi volejbollistet e drejtuara nga trajneri Edmond Jazexhiu i humbën të gjitha takimet, duke e mbyllur këtë turne në vendin e fundit.

Vetëm një set i fituar, ai ndaj Kosovës ishte shumë pak për të shpresuar për një renditje më të mirë edhe pse në disa ndeshje fitorja ishte shumë pranë (Ballkaniada u fitua nga Turqia). Trajneri durrsak u shpreh i kënaqur nga paraqitja e kombëtares, duke deklaruar se ky ishte një grup i ri vajzash, që dhanë maksimumin në fushë.

Rezultatet e kombëtares U-18 në volejboll në Ballkaniadë

Shqipëri – Turqi, 0-3 (20-25, 19-25, 11-25)

Shqipëri – Maqedoni, 0-3 (25-27, 25-27, 21-25)

Shqipëri – Kosovë, 1-3 (20-25, 20-25, 29-27, 15-25)

Shqipëri – Mali i Zi, 0-3 (20-25, 13-25, 20-25)

Renditja pëfundimtare: Turqia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria.

Trajneri Edmond Jazexhiu udhezon ekipin

Më shumë nga Volejboll