Volejboll

Kombëtarja U-19, e parafundit në Ballkaniadën e Serbisë

Në Leskovac të Serbisë u zhvillua Kampionati Ballkanik i moshës U-19 për djem, turne ku mori pjesë edhe Shqipëria. Në këtë turne morën pjesë 8 shtete dhe kombëtarja kuqezi e mbylli këtë Ballkaniadë në vendin e 7-të. Shqipëria zhvilloi gjithsej 6 ndeshje, duke humbur tri takimet e Grupit B dhe më pas dueloi për vendet 5-8. Në takimin e fundit, atë ndaj Maqedonisë, kuqezinjtë fituan 3-0, por në disa ndeshje kombëtarja shqiptare ka zhvilluar lojëra të mira dhe me pak kujdes mund të kishte arritur edhe fitore të tjera. Gjithsesi, një përfaqësim pozitiv i kuqezinjve në këtë turne, duke konfirmuar punën e mirë që zhvillohet me ekipet kombëtare për grupmosha. Kombëtarja u drejtua nga trajnerët Arben Prifti dhe Rezart Muka.

Rezultatet e Kombëtares U-19 në Ballkaniadë

Shqipëri – Greqi, 0-3 (10-25, 8-25, 18-25)

Shqipëri – Turqi, 0-3 (20-25, 20-25, 18-25)

Shqipëri – Mali i Zi, 0-3 (14-25, 15-25, 21-25)

Shqipëri – Rumani, 0-3 (17-25, 12-25, 22-25)

Shqipëri – Maqedoni, 3-0 (25-12, 25-18, 25-14)

Nga ndeshja Shqipëri – Greqi

Më shumë nga Volejboll