Kombëtarja

Kombëtarja U-19 në turneun “Roma Caput Mundi”, Bogdani shpall listën

Skuadra kombëtare e futbollit U-19, nën drejtimin e trajnerit Erion Bogdani do të marrë pjesë sërish, nga data 18-23 shkurt, në turneun “Roma Caput Mundi”, turne të cilin e fitoi edicionin e kaluar. Turneu do të luhet në Fiuggi të Italisë dhe në të do të marrin pjesë skuadrat e Greqisë, Maltës dhe rajonit të Lacios. Ky është programi i ndeshjeve të edicionit të këtij viti të “Roma Caput Mundi”:

Dita e parë – 19 shkurt, ora 15:00: SHQIPËRI – MALTË
Dita e dytë – 20 shkurt, ora 15:00: SHQIPËRI-GREQI
Dita e TRETË – 22 shkurt, ora 15:00: C.R. LAZIO – SHQIPËRI

Ndeshja finale e turneut është parashikuar për t’u zhvilluar më 23 shkurt, ora 10:30. Në lidhje me këtë turne, trajneri Erion Bogdani, për faqen zyrtare të FSHF-së, deklaroi: “Sikundër edhe edicionin e kaluar, edhe këtë vit jemi pjesëmarrës në një turne të tillë, që na shërben jo pak për konsolidimin e grupit, gjendjen fizike e sportive të lojtarëve. Njëherësh, të tilla evente shërbejnë shumë edhe për evidentimin e lojtarëve të rinj, vlerësimin dhe ecurinë e tyre. Në këtë turne kam përfshirë edhe 12 futbollistë nga kampionati shqiptar për këtë moshë. Së bashku me stafin do të vlerësojmë ecurinë e tyre. Janë një pjesë e lojtarëve, që gjatë gjithë kohës ndiqen dhe vëzhgohen nga stafi. Do të provojmë sërish të shkojmë deri në fund të turneut, pse jo, për të sjellë një tjetër trofe”.

Më poshtë do të mund të gjeni edhe listën e lojtarëve që trajneri Bogdani ka planifikuar të grumbullojë për këtë turne:

Më shumë nga Kombëtarja