Volejboll

Kombëtarja U-19 tri humbje në Ballkaniadë, e fundit në grup

Kombëtarja U-19 e volejbollit për vajza e ka mbyllur në vendin e fundit fazën e grupeve të Kampionatit Ballkanik për këtë grupmoshë, që po zhvillohet në Bosnjë-Herzegovinë. Pas humbjes ditën e parë me Serbinë, kombëtarja kuqezi është mundur në dy takimet e tjera të Grupit B edhe nga Turqia e Rumania. Në të trija takimet rezultati ka qenë 3-0 në favor të ekipeve rivale.

Për pasojë, Shqipëria e mbylli fazën në grupe në vendin e katërt, të fundit. Sot, kombëtarja do të luajë ndaj Kosovës, që gjithashtu është renditur e fundit në grupin A, ku janë edhe Mali i Zi e Bosnje-Herzegovina. Edhe pse vajzat e kombëtares shqiptare kanë luajtur mirë, duke u përpjekur të fitojnë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar ndonjë set.

Rezultatet e kombëtares U-19 në Ballkaniadë

Dita e parë, Serbi – Shqipëri, 3-0 (25-19, 25-19, 25-19)

Dita e dytë, Turqi – Shqipëri, 3-0 (25-8, 25-14, 25-14)

Dita e tretë, Rumani – Shqipëri, 3-0 (25-16, 25-19, 25-22)

Më shumë nga Volejboll