Connect with us

Volejboll

Kombëtarja U-20, nënkampione e Ballkanit në volejboll për djem

Kombëtarja U-20 në volejboll për djem ka arritur një rezultat historik në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që u zhvillua për 3 ditë me radhë në Prishtinë, Kosovë. Me dy fiore dhe një humbje,ekipi kuqezi i drejtuar nga trajneri Arben Sako zuri vendin e dytë në këtë Ballkaniadë, duke u shpallet nënkampion. Në këtë turne të zhvilluar në Kosovë, përveç vendit organizator dhe Shqipërisë ishin edhe Mali i Zi dhe Turqia, me këtë të fundit që u shpall kampione e Ballkanit.

Kombetarja U-20 degjon himnin

Shqipëria nuk e nisi mirë turneun, duke u mundur 3-0 ndeshjen e parë nga Turqia, një sfidë që edhe mund të ishte fituar, të paktën një apo dy sete, që ishin të rivalizuara deri në fund. Por kjo nuk dekurajoi kuqezinjtë, që arritën të fitojnë dy ndeshjet e tjera, 3-1 ndaj Kosovës dhe 3-0 ndaj Malit të Zi, duke e mbyllur turneun në vendin e dytë, një rezultat që i mungonte prej vitesh volejbollit shqiptar. Ajo që ra në sy ishte paraqitja e mirë e volejbollisteve të rinj shqiptare, që treguan një lojë të mirë dhe nivel të kënaqshëm.

Rezultatet e Kombëtares U-20 në Ballkaniadë

12 korrik, Shqipëri – Turqi, 0-3 (26-28, 20-25, 17-25)

13 korrik, Shqipëri – Kosovë, 3-1 (25-11, 23-25, 25-18, 25-6)

14 korrik, Shqipëri – Mali i Zi, 3-0 (27-25, 25-21, 25-21)

Volejbollistet e kombetares U-20 festojne

Më shumë nga Volejboll