Connect with us

Futboll

KOMENT ♦ Çiraku që tejkaloi ustain!

Unë jam i kohës së Strakoshës së Madh, Fotos!

E mbaj mend kur erdhi nga Memaliaj në Tiranë dhe veshi fanellën e Dinamos! Shpejt u bë një me Perlat Mustën e aq shpejt veshi bluzën kuq e zi! Kënaqësia që i ka dhënë publikut me pritjet dhe trimërinë e tij është e stërmadhe. Por qenkam edhe në kohën e të birit, Thomasit, i cili… e tejkaloi ustain!

Djaloshi 22-vjeçar tani e ka veshur fanellën kuq e zi dhe sivjet është numri një i portës te Lazio. E ka pasur ëndërr të mirë që të bëhej “më i madh” se babai! Dhe për mua ia doli!

Ka një sekret në arritjen e Thomas Strakoshës. Ai e thotë me dy fjalë: ”Stërvitem i lumtur!” Pra, e para puna! Stërvitja! E dyta: i lumtur! Të tillë të bën vetëm dashuria për punën!

Nga Ilir KADIA

Më shumë nga Futboll