Connect with us

Futboll

KOMENT ♦ Panucci dhe dritarja e Vatikanit

KOMENT ♦ Panucci dhe dritarja e Vatikanit

U mbushën mediet me lajmin se Panucci është trajneri i ri i Shqipërisë. Mirëpo Federata thotë se vazhdojnë negociatat edhe me kandidatët e tjerë dhe pas disa orësh do të njoftohet zyrtarisht se kush është trajneri i Kombëtares.

Pra, Papa akoma nuk paska vdekur!

Ç’hyn Papa këtu?! Nuk hyn Papa, hyn historia me vdekjen e tij nga media italiane dikur. Të gjithë prisnin lajmin dhe një nga njerëzit e afërt premtoi se do u jepte shenjë disave. Shenja ishte hapja e dritares në kat të tretë të katit ku dergjej Papa.

Mirëpo shkon një shërbyese në punë të saj dhe hap dritaren për ajër të freskët! Dhe gazetat shpallin të vdekur Papën ende gjallë! Si trajnerin Panucci ne sot, disa orë përpara se të bëhet zyrtarisht De Biasi i ri i Shqipërisë.

Nga Ilir KADIA

Më shumë nga Futboll