Kampionati Shqiptar

Komentet e para, tifozët e Partizanit kundër Starovës si trajner

Menjëherë pas lajmit të shkarkimit nga detyra të Mark Iulianos dhe emërimit sërish të Sulejman Starovës, tifozët e kuq kanë shkruar edhe komentet e para te faqja zyrtare e Partizanit. Ajo që bie në sy është se 90% e komentuesve janë kundër Starovës, që për disatën herë rikthehet në stolin e skuadrës legjendare. “Goma rezervë”, siç e citojnë komentuesit, nuk vlen më, por gjithsesi, Partizani nën drejtimin e Starovës ka qenë dy herë pranë fitimit të titullit kampion.

Partizani ndodhet në vendin e gjashtë të renditjes dhe i vetmi objektiv mbetet përfaqësimi në Europë, pra në vend të dytë ose në të tretë, me një konkurrencë të fortë, si Kukësi, Flamurtari, por edhe Kamza dhe Laçi, me këtë të fundit do të ndeshet në transfertë javën e ardhshme. Duket një sezon i hedhur në erë që në fazën e parë, por rikthimi i Starovës, sipas tifozëve, nuk zgjidh asgjë. Një pjesë kërkojnë edhe largimin e Moggit dhe Preitit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar