FSHF

Komisioni i Apelit ul dënimin për tifozët vlonjatë

Tifozët e Flamurtarit mund të gëzohen disi. Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ulur dënimin e dhënë kundër klubit të Flamurtarit, teksa tifozët vlonjatë u ndaluan për 4 ndeshje brenda të hynin në stadium. E gjithë kjo për parullën e famshme nga tifozët: “Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec”. Apeli ka zbritur, nga 4, në 2, numrin e ndeshjeve pa tifozë për klubin e Flamurtarit, duke i dhënë mundësinë kësisoj vlonjatëve që të luajnë që në takimin e radhës në fushën e tyre, atë kundër Skënderbeut, me praninë e tifozëve pas pagesës së gjobës (nëse do të kryhet).

Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, datë 8 nëntor 2017

1) Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 13.10.2017 (pika 9) të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si më poshtë:

Lojtari i KF “Elbasani”, Renato Hyshmeri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

2) Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 27.10.2017 (pika 1) si më poshtë:

“Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Më shumë nga FSHF