Ligue 1

Komisioni i disiplinës “fal” Balotelli-n

Dy ndeshje pezullim. Kaq i ka kushtuar Mario Balotelli-t shkelmi që i ka dhënë një kundërshtari në minutat shtesë të ndeshjes së fundit të luajtur me Nice në Ligue 1 para ndërprerjes së kampionatit për festat e fundvitit. Faulli i sulmuesi italian është parë nga arbitri, që e ka ndëshkuar menjëherë me kartonin e kuq. Gjithsesi, komisioni i disiplinës i kampionatit francez ka falur “SuperMario”-n, që rrezikonte katër javë pezullim. Kështu, Balotelli do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të kryesuesve të Ligue 1 kundër Metz dhe Bastia.

Ndërsa do të mungojë vetëm për një ndeshje shoku i tij i skuadrës, Belhanda, i cili është ndëshkuar me karton të kuq për një faull të ngjashëm, por që është penalizuar me vetëm një ndeshje pezullim. “Është një vendim logjik”, ka thënë pa bërë asnjë polemikë presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere, që ka shoqëruar dy lojtarët e tij në Paris për seancën dëgjimore. Ndër të tjera, edhe trajneri i kuqezinjve, Lucien Favre, është ndëshkuar me dy ndeshje sepse ka kritikuar ashpër arbitrimin pas ndeshjes me Bordeaux.

 

Më shumë nga Ligue 1