Gossip

Kompania “Universal Pictures”, film për jetën e Conor McGregor

Kompania e njohur e filmave “Universal Pictures” ka bërë me dije sot se do të shfaqë së shpejti për publikun një film-dokumentar në lidhje me jetën dhe karrierën e sportistit irlandez të arteve marciale mikse Conor McGregor. Një dokumentar që vjen në momentin kur fama e kampionit të botës së UFC-së është në majat e tij, një muaj para duelit të madh të 26 gushtit ndaj Floyd Mayweather. Në momentin që vëmendja e gjithë botës është përqendruar te kjo sfidë si dhe te fama në rritje e McGregor edhe “Universal Pictures” nuk ka qëndruar duarkryq , por ka përgatitur një material filmik që do ta hedhë së shpejti në qarkullim në sallat e kinemasë anembanë botës.

Here is another power move for you to get excited about. Happy Monday.

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Filmi do të ketë titullin “Notorius – Nëse do gjithçka, duhet të luftosh për t’i patur”, që është edhe nofka e sportistit irlandez (famëkeqi). “Së shpejti, në sallat e kinemasë, historia e vërtetë dhe e papërsëritshme e kampionit të botës Conor McGregor”, thuhet në deklaratën e bërë publike në faqen zyrtare të “Universal Pictures”, që me këtë rast i uron kampionit irlandez edhe gëzuar ditëlindjen (festoi 29 vjeç më 14 korrik). Pas këtij lajmi edhe vetë kampioni irlandez i “kafazit” ka publikuar një video që konfirmon këtë film-dokumentar. Duke qartë që fama dhe mania që ka emri i McGregor po kalon çdo kufi. Ende nuk dihet se çfarë materialesh do të publikohen në këtë dokumentar.

Sportisti irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor

Më shumë nga Gossip