Futboll

Kompletohet Seria A e sezonit të ardhshëm, ja skuadra e fundit e kualifikuar

Skuadra e Frosinone, pas dy vitesh në Serinë B, sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019 do të rikthehet të luajë në Serinë A. Vendimtare kanë qenë dy ndeshjet e play off që janë luajtur këtë javë, ku Frosinone eliminoi në garën për një vend mes më të mirëve rivalët e Palermo. Ekipi i Frosinone mundi 2-0 Palermon në ndeshjen e dytë të play off-it, pasi pat humbur 1-2 takimin e parë jashtë fushe. Golat e realizuara nga Maiello në minutën e 52-të dhe Ciano në të 96-ën, i dhanë fitoren ekipit të trajnerit Stirpe.

Goli i realizuar në minutën e 96-të ka ngritur peshë skuadrën e Frosinone, në një ndeshje me shumë emocione dhe hera-herës nervoze, ku të dyja skuadrat e kërkuan fitoren. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por në të dytën skuadra vendase e nis me gol, duke shpresuar për kualifikimin. Palermo bën gjithçka për të barazuar shifrat, por pëson gol në minutat shtesë. Presidenti i Palermos ka deklaruar se do ta apelojë rezultatin e takimit, pasi nuk u luajt minuta e shtatë shtesë, pasi lojtarët dhe tifozët vendës hynë në fushë pas golit të dytë.

Më shumë nga Futboll