Connect with us

Seria A

Kondogbia “braktis” Inter-in, shpërthen Spalletti

Çështja Geoffrey Kondogbia ka shpërthyer si një bombë. Mesfushori francez nuk është paraqitur në stërvitje, duke e bërë kështu publike dëshirën e tij për t’u larguar. Trajneri i Inter, Luciano Spalletti, nuk ka qenë aspak i kënaqur me zgjedhjen e lojtarit: “Ai donte të largohej dhe duket se dikush e ka bindur që të marrë disa vendime të caktuara për ta realizuar këtë gjë. Por duke parë se sa ‘pak’ i ka kushtuar klubit, duhet të kishte folur edhe me ne…”, ka thënë trajneri zikaltër.

“Kondogbia mund të kishte ardhur dhe të kishte thënë se një skuadër interesohet për të. Do ta kishim diskutuar këtë çështje me shumë qetësi. Ne nuk duam të mbajmë asnjeri kundër dëshirës. Edhe Murillo ka shprehur dëshirën për t’u larguar, më pas klubi ka gjetur marrëveshjen me një ekip. Kështu bëhet. Jam pak i befasuar, i kisha bërë disa premtime të rëndësishme. Është një lojtar i fortë, i rëndësishëm, mua më duhet një numër i caktuar mesfushorësh për kampionatin. Tani duam të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, por besoj se do të pendohet. Nuk mund të sillesh në këtë mënyrë”.

Më shumë nga Seria A