La Liga

Kondogbia: Inter është një bordello, do t’i paguaja 25 mln euro për veten

Geoffrey Kondogbia, i ftuar në studiot e “Cadena Ser”, ka folur për rendimentin e tij me Valencia-n, por edhe për Inter-in. Ja çfarë ka thënë francezi:

– Je i kënaqur me paraqitjet që po bën me Valencia-n. Ky është Kondogbia më i mirë?

Për momentin jam i kënaqur, kam arritur të marr disa kënaqësi. Por dua të punoj për t’u përmirësuar.

– Karta e identitetit thotë 25 vjeç, por dukesh më i vjetër…

Është për shkak të fizikut tim dhe kam filluar të luaj shpejt. Kam ardhur për herë të parë në Spanjë kur isha 18-19 vjeç.

– Çfarë të ka ndodhur tek Inter?

Mendoj se problemi i vërtetë i Inter ishte mungesa e ekuilibrit. Ishte një bordello, një rrëmujë, kam njohur 4-5 trajnerë në dy vite, skuadra ndryshonte vazhdimisht. Dhe është e vështirë për një lojtarë të integrohet dhe të bëjë mirë, veçanërisht për një lojtar të ri. Duhet ekuilibër për të vazhduar bashkë edhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë. Klubi duhet t’i ndihmojë lojtarët dhe trajnerit të shkojnë përpara. Kjo nuk mund të ndodhë nëse trajnerët dhe lojtarët ndërrohen vazhdimisht.

– A do të luash te Valencia vitin e ardhshëm?

Jam shumë i lumtur këtu, më kanë ndihmuar të gjithë të ambientohem. Duhet të presim, por jam i lumtur këtu.

– A do t’i paguaje ti ato 25 milionë euro?

Unë do ta bëja, por bëhet fjalë për mua dhe përgjigja ime nuk mund të jetë ndryshe.

Më shumë nga La Liga