Basketboll

Konfirmohet edicioni 2018-2019 i Euroleague, ja 16 ekipet “VIP” të Europës

Janë konfirmuar 16 skuadra më të mira të Europës në basketboll për meshkuj që do të marrin pjesë në edicionin 2018-2019 të Euroleague, turne që do të nisë në datat 11-12 tetor. Mjaft surpriza në këtë edicion, siç është ai i pjesëmarrjes së skuadrës malazeze të Buduçnost, që fitoi ndaj Crvena Zvezda në finalen e Ligës së Adriatikut (Aba League), duke prerë një biletë për në Euroleague. Për herë të parë nga viti 2001 nuk do të ketë asnjë skuadër serbe edhe pse finalet e edicionit të kaluar u zhvilluan në Beograd.

Organizatorët e këtij eventi kanë hedhur edhe shortin e sezonit të rregullt, ku që në javën e parë do të ketë përballje “big”,siç është sfida mes CSKA Moskë e Barcelonës edhe pse spanjollët në dy edicionet e fundit kanë zhgënjyer, duke mos u kualifikuar. Ndërsa kampionët në fuqi të Real Madrid do të luajnë ndaj Stambollit në javën e parë. Debuton në këtë edicion skuadra spanjolle e Gran Canaria. Tetë ekipet më të mira avancojnë në çerekfinalet e play off-it, ndërsa takimet e “Final four 2019” do të zhvillohen në qytetin e Viktoria Gasteiz (Spanjë).

Euroleague – Java e parë (11-12 tetor 2018)

Buduçnost – Armani Milano

CSKA Moskë – Barcelona

Panathinaikos – Makabi Tel Aviv

Real Madrid – Stamboll

Khimki Moskë – Olympiacos

Zalgiris Kaunas – Baskonia Gasteiz

Fenerbahce – Gran Canaria

Bayern Mynih – Anadolu Efes

Më shumë nga Basketboll