• Konsolidon vendin e 4-t, Milinkovic: “Jemi një hap larg objektivit për mbijetesë në Superiore”

    Publikuar: 19 Mar 5:18

    Njëlloj sikur të mos kishte fituar kundër Tiranës, për të konsoliduar pozitat në vendin e katërt të klasifikimit, që mund të shërbejë si një biletë për në Europë, me 6 pikë epërsi ndaj ndjekësit më të afërt, trajneir i Luftëtarit, Mlladen Milinkovic, pas fitores 2-1 të regjistruar në shtëpi ndaj bardhebluve, madje me një futbollist më pak për gati 20 minuta, është shprehur i kënaqur, sepse tani ndjehet se është vetëm një hap larg objektivit për të qëndruar në Superiore.

    Luftëtari-Tirana 2-1. Shënues: Lamçja 55’, Bregu 72’ / Cisse 90’+1.

    “Jam dakord që ishte një ndeshje shumë interesante, kishim momentet tona të mira dhe Tirana të sajat. Mendoj se ishte e mirë që fituam për një gol. Jam i lumtur që lojtarët besuan deri në fund që mund të merrnim tre pikët se ishte situatë e vështirë para ndeshjes. Nuk kishim fituar dy ndeshjet e fundit n në shtëpi dhe ishim nën trysni. Kjo ndeshje ishte shumë, shumë e rëndësishme, sepse tani mendoj se jemi vetëm një hap larg objektivit tonë për të qëndruar në Superiore”, u shpreh trajneri Milinkovic në përfundim të ndeshjes.

    Luftëtari konsolidon pozitat në vend të 4-t, në kuotën e 36 pikëve.

    “Tirana është një skuadër shumë e mirë edhe pse nuk fitonin që prej fazës së dytë, më duket se të fundit e kanë kundër nesh. Por sot treguan se janë një skuadër shumë e fortë, kanë lojtarë shumë të mirë me teknikë të shkëlqyer. Në pjesën e parë zhvilluan 10 minuta ku ishin shumë të rrezikshëm dhe kontrolluan lojën. Mendoj se pas golit të parë, luajtëm shumë më mirë dhe krijuam më shumë raste, goditëm shtyllën me Bregun, kishim një rast tjetër me Rexhinaldon. Por pasi mbetëm me 10 lojtarë, gjithçka u bë shumë e vështirë”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkovic.

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera