Kampionati Shqiptar

Kontratë për 1.5 vjeçare, Emiljano Vila zyrtarizohet te Skënderbeu

Partizani e largoi si të pavlerë për të, por e merr Skënderbeu. Emiliano Vila, mesfushori durrsak, mbetet pjesë e Superiores. Drejtuesit e kuqebardhëve të Korçës kanë firmosur sot me 29-vjeçarin, i cili vihet nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja. Emiljano Vila ka nënshkruar me presidentin Ardian Takaj dhe menjëherë është nisur drejt Turqisë, ku u bashkua ditën e djeshme me ekipin e ri në Antalia. Ai ka firmosur me administratorin e klubit juglindor, Gerhard Takaj, një kontratë që e lidh me Skënderbeun për 1 vit e gjysmë.

Skeda e lojtarit
Emri: Emiljano Vila
Datëlindja: 12 mars 1988 (29 vjeç)
Vendlindja: Durrës, Shqipëri
Pozicioni: Mesfushor ofensiv
Ekipet ku ka luajtur: Teuta, Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb, Dinamo Tirana, Pas Giannina, Inter Baku, Partizani Tirana.
Me ekipet kombëtare: 41 ndeshje, 4 gola

Më shumë nga Kampionati Shqiptar