Kampionati Shqiptar

Korabi ikën për përgatitore në Peshkopi, problem mbetet sulmi

Ekipi më aktiv në këtë merkato verore, Korabi, debutues në Superiore, është nisur sot për fazën e vërtetë përgatitore, të cilën do ta zhvillojë në Peshkopi, duke shfrytëzuar temperaturat më të freskëta dhe fushën e stadiumit, që është në kushte të mira dhe me bar natyral.

Ekipi më aktiv në këtë merkato verore, Korabi, debutues në Superiore, është nisur sot për fazën e vërtetë përgatitore, të cilën do ta zhvillojë në Peshkopi, duke shfrytëzuar temperaturat më të freskëta dhe fushën e stadiumit, që është në kushte të mira dhe me bar natyral. Grupi prej 25 futbollistësh ka hipur në autobusin tashmë të personalizuar dhe është nisur drejt rezidencës që e pret. Në Peshkopi, Mergjyshi dhe të tijtë do të qëndrojnë deri në fund të muajit gusht, do të stërviten në qetësi, në prani edhe të tifozëve të zjarrtë dibranë, duke u bërë gati për sezonin e ri të Kategorisë Superiore.

Mergjyshi

Megjithëse kanë firmosur 22 futbollistë, trajneri Artan Mërgjyshi pohon se sulmi mbetet pika më e dobët për momentin: “Jam relativisht i kënaqur me zhvillimet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit te Korabi. Jemi kompletuar në portë, mbrojtje dhe mesfushë, por kemi ende nevojë për përforcime cilësore në sulm. Do të jemi aktivë në merkato për të gjetur elementët e duhur në fazën ofensive. Gjatë qëndrimit disajavor në Peshkopi do të zhvillojmë disa ndeshje miqësore, kryesisht në Maqedoni, për vetë rrethanat. Jemi ende në bisedime për të gjetur kundërshtarët, që me shumë mundësi do të jenë nga vendi fqinj. Objektivat?

Korabi miqesore

Ne jemi skuadër e re dhe debutuese, ndaj e dimë mirë se do ta kemi të vështirë t’i përballojmë rivalët me traditë, që kanë pretendime serioze. Pavarësisht se kemi bërë shumë përforcime, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Synimi ynë parësor është qëndrimi në Superiore.” Pra, Korabi do të jetë aktiv deri në ditët e fundit të merkatos, pasi do të synojë të afrojë të tjerë lojtarë cilësore, për të përmbushur dëshirat e stafit teknik. Ja lista e lojtarëve që u nisën sot drejt Peshkopisë: Miroslav Vujadinoviç, Erkan Spahija, Endrit Prençi, Ted Laço, Arian Sheta, Emiljano Çela, Rudin Nako, Andi Prifti, Andi Selimaj, Elvis Prençi, Dusko Dukiç, Emiliano Veliaj, Ervis Kaja, Vangjel Zguro, Agim Meto, Meglid Mihani, Alfred Zefi, Sokol Mziu, Gabriele Mezini, Ardit Peposhi, Denis Peposhi, Daniel Jubani, Fation Kiri.

 

[interaction id=”579b1e0271e8e7060c364e98″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar