Femra

Korabi mund Flamurtarin, sezonin tjetër luan në A1

Korabi do të luajë në Grupin A1 sezonin e ardhshëm sportiv 2017-2018 në volejboll për femra. Skuadra nga Peshkopia ka siguruar sot matematikisht kualifikimin mes ekipeve më të mira, pas triumfit 3-0 arritur ndaj Flamurtarit në Vlorë. Kjo ishte një përballje mes dy ekipesh pretendente për kreun e Grupit A2, por vlonjatet nuk përfituan nga faktori fushë, duke u mundur 3-0 në shtëpinë e tyre nga mikeshat.

Me përjashtim të setit të parë, që ishte dramatik dhe u vendos në shtesë (26-24), dy setet e tjera u dominuan nga Korabi, që i fitoi ato me lehtësi. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 9-të të Grupit A2 dhe me një javë nga fundi gjithçka mund të konsideruar e përfunduar në këtë grup. Po sut regjistrohet edhe fitorja 3-0 e Apolonisë ndaj Divjakës së fundit të fundit, takim që u zhvillua në Fier. Një fitore e lehtë e skuadrës fierake, që pati epërsi dhe e meritoi fitoren, duke lënë Divjakën në fund, pa asnjë pikë e fitore.

VOLEJBOLL – FEMRA GRUPI A2, JAVA E 9-TË (SOT)

Flamurtari – Korabi, 0-3 (24-26, 21-25, 12-25)

Apolonia – Divjaka, 3-0 (25-18, 25-14, 25-15)

Mirdita (pushim)

Renditja: Korabi 18 pikë (6/1), Flamurtari 13 pikë (4/3), Apolonia 13 pikë (4/4), Mirdita 11 pikë (4/3), Divjaka 0 pikë (0/7).

Nga ndeshja Apolonia-Divjaka 3-0

Më shumë nga Femra