Kampionati Shqiptar

Korabi shton radhët, prezanton Nexhipin dhe Adelaja

Korabi ka prezantuar sot dy blerje të reja, Nderim Nexhipi, i cili ka marrë fanellën me numrin 11, dhe Abraham Adelaja, me numrin 88. I pari, ish-kapiteni i Partizanit, është i njohur për futbollin shqiptar, ka një karrierë të pasur, në fjalën e tij

Korabi ka prezantuar sot dy blerje të reja, Nderim Nexhipi, i cili ka marrë fanellën me numrin 11, dhe Abraham Adelaja, me numrin 88. I pari, ish-kapiteni i Partizanit, është i njohur për futbollin shqiptar, ka një karrierë të pasur, në fjalën e tij ka nënvizuar mes të tjerash: “Rikthehem në kënaqësi në kampionatin shqiptar pas një viti. Eshtë kënaqësi që do të luaj me Korabin. Më bindi një mik i përbashkët me drejtuesit e klubit që t’i bashkohesha Korabit. Nuk kam pasur ofertë tjetër bindëse nga Shqipëria. Partizani, gjithashtu, nuk më kërkoi. Do të jap maksimumin tim, do ta mbështes pa rezerva Korabin, që të mbijetojë në superiore, çka është objektivi parësor i çdo debutuesi.”

14159861_1104607626261540_935554039_n

Ndërkohë, lojtari me ngjyrë, Abraham Adelaja, është rikthyer pas aventurës jopozitive në Dubai. Ai ka qenë më herët në stërvitje me dibranët, por një ofertë nga Dubai, e cila rezultoi mashtuese, ia prishi mendjen përkohësisht. Sot është bërë zyrtarisht lojtar i Korabit: “Jam i gëzuar që rikthehem te Korabi. U mashtrova nga një ofertë që më erdhi nga Dubai, ndaj humbja disa ditë kot. Tashmë jam pak mbrapa me stërvitjen, por shpresoj ta kap shpejt ritmin e skuadrës. Këtu më kanë pritur mjaft mirë.”

14194329_1104607926261510_2044613361_n

Duke iu uruar mirëseardhjen këtyre dy futbollistëve, shefi i klubit dibran, Fehmi Mziu, ka nënvizuar si arritje kalimin në shoqëria aksionare të Korabit, edhe ligjërisht, me bashkëpresidentë Naim Agolli dhe Selim Rusi, të cilët ishin donatorë deri dje dhe kontribuan fuqishëm në ngjitjen e kësaj skuadre në elitë.

 

[interaction id=”57b1fc0145040fe477f06825″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar