Champions League

Koreografi “makthi”, një pistoletë naziste në kokën e një fëmije…

Koreografi “makthi”, një pistoletë naziste në kokën e një fëmije…

Një koreografi unikale dhe mbresëlënëse, me flamuj të shumtë, të bardhë e të kuq, me një datë të shkruar me të zezë: “1944”. Mbi të gjitha edhe një banderolë që nuk lë hije dyshimi: “Gjatë revoltës së Varshavës gjermanët vranë 160 mijë njerëz dhe mijëra prej tyre ishin fëmijë.” Një pamje e tmerrshme me një SS nazist, pa fytyrë, që i vendos një pistoletë në kokë një fëmije me kapelën, që mbante flamurin pokal. Kjo ka ndodhur në stadiumin e Varshavës, gjatë ndeshjes së Champions League, kundër Astana, që u kualifikuar pikërisht në dëm të Legia.

Përpara se të fillonte loja, ka qenë kjo mënyrë e zgjedhur nga tifozët për të kujtuar përvjetorin e rebelimit të Varshavës. Protestat nisën më 1 gusht 1944 dhe u mbyllën me gjakderdhje nga gjermanët më 2 tetor me një reprezalje masive. Hitleri dha urdhër për asgjësimin total të qytetit. Përpara se të fillonte loja, futbollistët e të dyja skuadrave u ndalën në mesfushë dhe u përqafuan me njëri-tjetrin, duke mbajtur një minutë heshtje. Në shkallët e stadiumit nuk pati heshtje, për u këndua një këngë patriotike polake, gjithmonë të shoqëruar nga koreografia mbresëlënëse.

Më shumë nga Champions League