Miks Bota

Korrupsion për të organizuar Olimpiadën e “Rio 2016”, 11 persona në pranga

Kur ka kaluar një vit nga zhvillimi i Lojërave Olimpike “Rio 2016”, aktiviteti që u organizua një vit më parë në Brazil është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Carlos Arthur Nuzman, presidenti i komitetit organizator të Olimpiadës ka dorëzuar pasaportën braziliane dhe nuk do të lejohet të largohet nga vendi i tij. Policia Federale e Rio-s ka trokitur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, ku ka kryer një kontroll të imtë dhe ka sekuestruar çeqet dhe llogaritë e tij financiare. Shkak është bërë një hetim i quajtur “unfair play” që ka nisur së fundi në adresë të Nuzman, në lidhje me blerjen e votave për të siguruar organizimin e Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro.

Carlos Arthur Nuzman, presidenti i komitetit organizator te “Rio 2016”

Përveç Nuzman janë edhe persoanzhe të tjerë “vip” që janë të përfshirë në këtë hetim. Një mandat arresti është lëshuar në adresë të biznesmenit Arthur Cesar de Menezes Soarez, i quajtur si “mbreti Artur”. Ai është futur nga Interpoli në listën e personave të kërkuar dhe mendohet se ndodhet në Majemi, ku dhe jeton, por Amerika nuk e konfirmon këtë gjë. Në telashe edhe bashkëshortja e tij Eliane Pereira Cavalante, që është arrestuar dy ditë më parë në Rio de Zhaneiro.

Skandali, organizatoret kane paguar ryshfte, hetimet nisen 6 muaj me pare

Një hetim i quajtur “unfair play” ka nisur së fundi në adresë të Nuzman, në lidhje me blerjen e votave për të siguruar organizimin e Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro

Sipas hetimeve, janë transferuar shuma të mëdha parash, me vlerën e 2 milionë dollarëve në llogarinë e Lamine Diack, ish-president i IAAF-it dhe djalit të tij Papa Diack, që kishin të drejtë vote. Emri e Nuzman përfshihet në hetime, pasi ka qenë ndërmjetësi i këtij skandali transferimi të parave. Madje mendohet se ai ka marrë edhe nënshtetësi ruse, për t’iu shpëtuar hetimeve. Deri më tani 11 pesona kanë përfunduar në pranga dhe 70 të tjerë janë nën hetim. “Nuzman ka qenë personazhi kryesor në këtë skemë mashtrimi, ndërkohë që mbulon edhe detyrën e anëtarit të IOC. Ai dha mjaft persona të tjerë kanë kryer shumë udhëtime jashtë Brazilit për të korrukptuar njerëzit dhe për të bërë të mundur që Olimpiada të zhvillohet në Rio”, thuhet në komunikatën e policisë.

Më shumë nga Miks Bota