Gossip

Kosh nga mesi i fushës, tifozi i Lakers fiton 95 mijë $

Një tifoz i skuadrës së Lakers, fitoi më datën 3 janar 95 mijë dollarë, pasi arriti të realizojë një kosh nga mesi i fushës. Në pushimin e ndeshjes mes ekipi të Los Anxhelosit dhe Memphis, gjatë një spektakli që u organizua dhe ku marrin pjesë edhe tifozët, një prej tyre ka realizuar mrekullinë. Ai realizoi një kosh spektakolar nga mesi i fushës, duke arkëtuar edhe çekun me vlerë 95 mijë dollarë. Emocionet pasi bëri ëndrrën realitet dhe futi në xhep një shumë të medhe parash ishin të mëdha për tifozin, që festoi gjatë në parket.

Më shumë nga Gossip