• Kosova zbulon listën anti-Islandë, thirret edhe Donis Avdijaj

    Publikuar: 20 Mar 11:31

    Kombëtarja e Kosovës është para supersfidës së 24 marsit, ku do të ndeshet me Islandën, e cila ka qenë në mesin e tetë kombëtareve më të mira në “Euro 2016”. Sfida ndërmjet Kosovës dhe Islandës do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke filluar nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit I kualifikues për Kampionatin Botëror, “Rusia 2018”. “Kem krijuar një grup të ri lojtarësh me një moshë më të re në botë”, – tha mes të tjerash Albert Bunjaki, përzgjedhës i kombëtares kosovare.

    Më tej ai ka publikuar listën e lojtarëve, që do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje:
    Portierë: Samir Ujkani (Pisa), Adis Norkoviç (Travnik), Bledar Hajdini (Trepça ’89);
    Mbrojtës: Fanol Perdedaj (Munich 1860), Alban Pnishi (Grasshoppers), Amir Rrahmani (Lokomotiva Zg), Leart Paçarada (Sandhausen), Mërgim Vojvoda (Muscron), Benjamin Kololli (Lausanne), Fidan Aliti (Slaven Belupo), Ardian Ismajli (Hajduk Split);
    Mesfushorë: Hekuran Kryeziu (Luzern), Herolind Shala (Kasimpasa), Valon berisha (Salzburg), Milot Rashica (Vitesse), Bernard Berisha (Terek), Bersant Celina (Twente), Arbër Zeneli (Hereenven), Elbasan Rashani (Rosenborg), Donis Avdijaj (Schalke 04);
    Sulmues: Besart Berisha (Melboourne Victory), Atdhe Nuhiu (Shefiled Wed), Vedat Muriqi (Gencelerbirligi).


    Lexo postimet e tjera