Merkato

Koulibaly dhe Higuain janë ëndërrat, Hysaj dhe ylli i Bayern alternativat…

Maurizio Sarri te Chelsea do të ketë një mision të qartë, ta rikthejë këtë ekip në Champions League dhe të luftojë për titullin. Mbërritja e ish-trajnerit të Napoli në Londër do të hap skenare të reja në merkato. Pikërisht me kërkesë të tij, Roman Abramovich ka vendosur të investojë për blerjen e Koulibaly dhe Higuain, dy lojtarët “e adhuruar” nga Sarri.

Mbrojtësi i Napoli ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin e Aurelio De Laurentiis dhe e ka pagën 2 milionë euro, ndërsa klauzola për shitjen e tij jashtë Italisë është 70 milionë euro. Për Napoli do të ishte një fitim i jashtëzakonshëm ekonomik, duke parë se shpenzoi vetëm 8 milionë euro për ta marrë nga Genk në vitin 2014.

Nën urdhrat e Sarri, Koulibaly është bërë një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A dhe idhull i tifozëve pas golit të shënuar ndaj Juventus.

Kapitulli Higuain! Beppe Marotta ka thënë se argjentinasi nuk është në shitje, por nëse Chelsea ofron 70 milionë euro, atëherë situata do të ndryshojë. Pra, “El Pipita” dhe Koulibay mund të kushtojnë së bashkë rreth 150 milionë euro, në sforco që Chelsea mund të bëj për të kënaqur trajnerit.

Alternativat janë shqiptari Elseid Hysaj dhe Robert Lewandoski i Bayern. Edhe në këtë rast do të duhen 140 milionë (50 për Hysaj, rreth 90 për polakun).

Më shumë nga Merkato