Bundesliga

Bayern, Kovac i telefonon super sulmuesit: E dua këtu!

Trajneri i ri i Bayern Munich Niko Kovaç kërkon që ylli i sulmit Robert Lewandowski të qëndrojë te gjigantët gjermanë.

29-vjeçari është përfolur për një kalim në Allianz Arena pasi agjenti i tij tha në maj se polaku kishte nevojë për ndryshime.

United dhe Chelsea kanë dalë si kandidatë potencialë, teksa Real Madrid raportohet se ka qenë interesuar.

Por Kovac, duke folur në konferencën e parë për shtyp, tha se ka folur me Lewandowski-n dhe i ka thënë se do që ai të qëndrojë.

“Bayern Munich ka një skuadër shumë të fortë, të gjithë janë lojtarë klasi,” shprehet Kovac.

“Dua t’i mbaj lojtarët këtu, por e di që gjithçka s’mund të ndodhë në merakto.

“Kam folur në telefon me Lewandowski dhe i kam dhënë opinionin tim. Ai është një lojtar i klasit botëror dhe unë dua që ai të qëndrojë.”

Më shumë nga Bundesliga