Bundesliga

Kovac kërkon shpirt gare, u kujton lojtarëve Trojën dhe Cezarin

Trajneri i Bayern Munich Niko Kovac mendon se nuk e ka humbur besimin e bordit drejtues megjithëse ekipi i tij po kalon një periudhë të dobët.

“Mbështetja është e plotë, flas shpesh me bordin drejtues,” shprehet Kovac në prag të ndeshjes së Champions League ndaj AEK Athens.

“Situata është njëjtë si në çdo familje, prandaj duhet të qëndrojmë të bashkuar, nuk është e lehtë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet,” vijon trajneri.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“Nuk duhet të ndahemi nga trysnia e jashtme. Në të shkuarën ka pasur shumë shembuj, si Troja apo Cezari. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, nga roja i stadiumit e deri te trajneri.”

Lojtari që shoqëronte kroatin ishte mbrojtësi Joshua Kimmich i cili ka të njëjtin mendim si trajneri. “Jemi ne ata që zbresim në fushë, nuk ka të bëjë fare me trajnerin.

“Edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të kujtojmë se jemi FC Bayern Munchen!”

Më shumë nga Bundesliga