Bundesliga

Kovac nuk fshihet: Bayern Munich synon të shkojë larg në Champions

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, falënderoi Renato Sanches, duke e përshkruar performancën e tij si “të veçantë” në ndeshjen e suksesshme të bavarezëve në Champions, kundër Benfica.
Ish-mesfushori i Benfica u kthye për të luajtur kundër ish-klubit të tij. 21-vjeçari portugez la shenjën e tij në fitoren 2-0, larg nga shtëpia, të mërkurën.

Benfica, gjithashtu, e duartrokit Sanches, icili u largua nga gjigantët portugezë në vitin 2016. “Unë jam i lumtur, – tha Kovaç gjatë konferencës për mediat, pas ndeshjes. – Ashtu siç thashë në Mynih, Renato nuk do të ishte udhërrëfyesi ynë i kësaj transferte. Në fakt, Thiago Alcantara duhej të kishte luajtur, por kur e dinim se ai do ta humbiste lojën, mendova se ishte koha e duhur për të aktivizuar Renato.

Ajo që bëri sonte ishte e veçantë, mund të shihni se pse ai është një lojtar i tillë i mirë, në moshë të re. Një lojtar me aftësi të larta teknike dhe fizike. Duhet t’iu nëj një kompliment edhe tifozëve portugezë, sepse i dhanë duartrokitje, gjë të cilën nuk e shihni shumë shpesh në stadiumet tona”.

Lidhur me ndeshjen, Kovaç shtoi: “Ne dëshironim që të kishim një fillim të mirë si në Bundesliga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. E dinim që Benfica kishte një ekip jashtëzakonisht të mirë, me qasje të drejtpërdrejtë. Ne duam të shkojmë larg në Ligën e Kampionëve. Natyrisht, duhet të qëndrojmë të fokusuar”.

Më shumë nga Bundesliga