Champions League

Kovac përgëzon “dështimin” e Bayern në prag të ndeshjes me Benfica-n

Niko Kovac ka duartrokitur Renato Sanches për përmirësimin e madh që ka bërë mendërisht që pas rikthimit te Bayern Munich pasi kaloi një sezon i huazuar te Swansea dhe ka sugjeruar se ai mund të jetë titullar në ndeshjen ndaj ish-ekipit të tij Benfica ditën e premte.

Megjithëse ka pasur shumë probleme, 21-vjeçari është rikthyer në formë të mirë te Bayern, me Kovac që ka folur disa herë me superlativa për mesfushorin.

“Renato ishte mirë gjatë fazës përgatitore,” shprehet Kovac për gazetarët. “Ai me siguri do të luajë në të ardhmen e afërt, mbase të mërkurën.

“Ai është përmirësuar ndjeshëm, sidomos mendërisht. Ai mund të luajë shumë mirë futboll, të gjithë e dimë këtë.

“Nuk ka kaluar një periudhë të lehtë. U largua nga shtëpia, familja, shkoi në Gjermani, një vend më i ftohtë, ku njerëzit janë ndryshe dhe duhet kohë për t’u përshtatur.

“Lojtarëve të rinj u duhet pak kohë për t’u integruar. Ne i dimë kualitetet e tij, ai është një lojtar që ka potencial për të evoluar dhe me siguri që do të evoluojë këtu me ne.”

Më shumë nga Champions League