Bundesliga

Kovac rrezikon shkarkimin, shfaqet “fantazma” e Heynckes…

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, po lufton që tani për vendin e punës. Trajneri kroat e mori drejtimin e ekipit bavarez në verë, por pasi janë luajtur vetëm 11 ndeshje zyrtare pozitat e tij në “Allianz Arena” janë lëkundur seriozisht.

Bayern u mposht 3-0 në shtëpi nga Borussia Monchengladbach, ditën e shtunë, dhe burime brenda klubit tregojnë se Uli Hoeness i ka vënë një ultimatum trajnerit Kovac, me “fantazmën” e të zakonshmit Jupp Heynckes që po shfaqet në skenë.

Alassane Plea dhe Lars Stindl shënuan në 16 minutat e para për t’i dhënë avantazhin Borussias, ndërsa dy minuta para fundit të ndeshjes Patrick Hermann vulosi humbjen e ekipit të Kovac, të dytën radhazi pas asaj ndaj Hertha.

Duke llogaritur edhe barazimet me Augsburg dhe Ajax, Bayern nuk fiton prej katër ndeshjesh dhe Kovac është në udhëkryq.

Sipas “Bild”, drejtuesit e Bayren kanë dyshime të mëdha dhe Kovac ka nisur të luftojë për mbijetesë.

“Unë i di mekanizmat, e di si funksionon futbolli në Bundesliga dhe ambientin në Gjermani. Ne kemi luajtur shtatë ndeshje mirë dhe katër ndeshje jo mirë, por nuk më takon mua të flas për shkarkimin. Unë jam i bindur se mund të bëjmë mirë në këtë sezon dhe personalisht do të bëj më të mirën. Normalisht te Bayern duhet të fitosh gjithmonë,” – tha ish-trajneri i Eintracht Frankfurt.

Më shumë nga Bundesliga