Moto GP

“Krimineli” Fenati, vjen dënimi i radhës

Piloti italian Romano Fenati përfundoi në qendër të vëmendjes para dy javësh, në Çmimin e Madh të San Marinos në Moto2, pasi mbërtheu frenat e një piloti rival, në një kohë që po garonin me 225 km/orë.

22-vjeçari Fenati u fut në një duel të egër me italianin tjetër Stefan Manzi dhe në një moment i mbërtheu frenat, për t’i ulur shpejtësinë, diçka absurde dhe mjaft e rrezikshme, edhe pse për fat Manzi ia hodhi paq, duke mos u rrëzuar.

Fillimisht Fenati u pezullua vetëm për dy gara nga Race Direction në Misano, një dënim qesharak, por zhurma pas veprimit të tij ishte e madhe dhe skuadra e tij Marinelli Snipers e pushoi nga puna, ndërkohë që edhe skuadra e sezonit të ardhshëm, Forward-MV Agusta, prishi menjëherë kontratën.

Tani edhe Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit merr mesa, sepse e ka zgjatur pezullimin e Fenati-t deri në fund të sezonit, në 31 dhjetor, ndërsa për sezonin e ardhshëm vështirë se ndonjë skuadër do t’i ofrojë kontratë.

Më shumë nga Moto GP