
Nga sot, Filip Zderiç, kroati i lindur në Karlsruhe të Gjermanisë, që luan në rolin e mbrojtësit, do të jetë pjesë e skuadrës kampione të Shqipërisë, Kukësit. Në ambientet e “Kremlin Palas”, e cila prej më shumë se një javë është kthyer në rezidencën e klubit verilindor, Zderiç është prezantuar nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, dhe menaxheri Naim Halili. Ky është përforcimi i tretë në merkaton e janarit, pas Donjet Shkodrës, ardhur nga Flamurtari, dhe Irakli Dzaria, ardhur nga Gjeorgjia. Ndërkohë, sot, gjatë seancës stërvitore, ka qenë i pranishëm edhe presidenti Safet Gjici.
Pas përgëzimit për fitoret e arritura, Gjici ka ndjekur nga afër për rreth 60 minuta seancën stërvitore. Ai do të jetë në stadium edhe për ndeshjen me Fenerbahçen, që do të luhet nesër, në 20:00, me orën lokale turke. Deri më tani, Kukësi ka luajtur dy miqësore në Antalia, duke i fituar me të njëjtin rezultat, 2-1, ndaj Kayserisporit dhe Bursasporit. Ekipi kampion i Shqipërisë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave vendase e të menaxherëve të shumtë, që ndodhen keto ditë në Antalia, ku shumë skuadra europiane kryejnë fazat përgatitore dimrore.
“Pasaporta” |
|||
Datëlindja | 11 dhjetor 1991 | ||
Vendlindja | Karlsruhe, Gjermani | ||
Gjatësia | 1.74 m | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Informacion klubi |
|||
Klubi i fundit | Gaz Metan Mediaș | ||
Numri | 33 | ||
Karriera me të rriturit |
|||
Vitet | Skuadra | Ndeshje | (Gola) |
2011–2013 | GOŠK Gabela | 39 | (0) |
2013–2014 | Šiauliai | 32 | (0) |
2014–2015 | Imotski | 14 | (1) |
2015–2017 | Cibalia | 53 | (0) |
2017– | Gaz Metan Mediaș | 10 | (0) |
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar
