Tenis

Kroati Marin Cilic në finalen e Wimbledon, mposht 3-1 amerikanin Querrey

Tenisti kroat Marin Cilic, numri 6 në botë, ka prerë sot një biletë për në finalen e grand slemit të Wimbledonit për meshkuj, pas fitores 3-1 në gjysmëfinale ndaj amerikanit Sam Querrey (7-6, 4-6, 6-7, 5-7). Kjo është hera e parë për Cilic që shkon në finalen e turneut londinez dhe do të kërkojë të përsëritë suksesin e 3 viteve më parë, kur fitoi grand slemin e US Open (2014). Një triumf i vështirë por i merituar i kroatit, që ndonëse nuk e nisi mirë ndeshjen, duke humbur setin e parë, nuk u dekurajua, por arriti të rikuperojë, duke fituar tri setet e tjera.

Ndeshja është e ekuilibruar në të 4 setet, madhe dy prej tyre u vendosën në “tie break”. Që në start tenistët nuk falin, duke fituar “game” me topat e tyre, por Querrey është i saktë në pikët shtesë të setit të parë, duke fituar 7-6. Shpejt vjen rikuperimi i Cilic, që fiton 6-4 setin e dytë dhe më pas përmbys shifrat në setin e tretë, duke fituar në “tie break” 7-6. Rivaliteti është i madh në fushë e kjo konfirmohet edhe në setin e katërt, që shkon në shtesë dhe fitoi 7-5 nga Cilic, që këtë herë eviton “tie break”. Nis festa për tenistin kroat, që në finalen e ditës së dielë do të luajë me fituesin e duelit mes Roger Federer e Tomas Berdych, që nis pas pak.

Cilic e Querrey nderrojne fushat

Më shumë nga Tenis