Connect with us

Futboll

Krokodili masakron për vdekje futbollistin në stërvitje

Një futbollist i ri i Mozambikut është masakruar dhe vrarë teksa stërvitej pranë rrjetëshs së një lumi. Lojtari 19-vjeçar Estevao Alberto Gino, mbrojtësi premtues iAtletico Mineiro de Tete, po vraponte përgjatë bregut të lumit Zambezi, sikurse u ka sqaruar autoriteteve trajneri i tij Eduardo Carvalho: “Po stërvitej dhe kur ndaloi së vrapuari futi duart në lum për tu freskuar. Ishte në atë moment kur krokodili e kapi”. Sipas dy komshinjve të futbollistit të ri, kafsha e egër duhej të kishte dimensione jashtë normave normale, me afërsisht 5 metra gjatësi, krokodili ishte një furi e papërballueshme për Estevao, që nuk mundi të bëjë asgjë.

Rezultate imazhesh për Estevao Alberto Gino crocodile

Klubi i Atletico Mineiro de Tete ka dhënë njoftimin për ndarjen nga jeta të mbrojtësit 19-vjeçar, nëpërmjeft profilit zyrtar në “Facebook” me mesazhin: “Jemi në zi për ndarjen nga jeta të futbollistit tonë, vëllait tonë, djalit tonë dhe mbrojtësit të përjetshëm Estevao Alberto Gino, një i ri 19-vjeçar me një të ardhme premtuese, të vrarë nga një krokodil përgjatë rrjedhës së lumit Zambezi».

Më shumë nga Futboll