Connect with us

Çiklizëm

Kronometri përmbys Xhiron, Dumoulin merr etapën dhe kreun

Gara e kronometrit individual zhvilluar sot në etapën e 10-të të Xhiros së Italisë ka përmbysur sërish renditjen e turneut italian të biçikletës. Çiklisti francez Tom Bumoulin ka dhënë kohën më të shpejtë në përfundim të 39 kilometrave, 50”37, duke qenë më i shpejti dhe mbi të gjitha ka marrë kreun e renditjes. Francezi ishte i pakapshëm në rrugë, duke lënë pas britanikun Geraint Thomas me 49 sekonda, ndërsa i treti në etapën e sotme u rendit Bob Jungels i Luksemburgut.

Çiklisti francez Tom Bumoulin me fanellen roze te liderit

Dumoulin, falë këtij triumfi, mban të veshur edhe fanellën rozë të liderit, që e kishte kolumbiani Nairo Quintana, që sot u rendit në vendin e 23-të, me gati 3 minuta pas fituesit. Ai që përfitoi disi terren pas kësaj etape është italiani Vincenzi Nbali, që i rendit në vendin e gjashtë, me 2 minuta më shumë se Dumoulin, por rikuperoi më shumë se një minutë karshi Quintana.

Ciklisti Eugert Zhupa

Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa e mbylli etapën e sotme të kronometrit individual në vendin e 114-të, duke dhënë kohën 57’46”, pra +7’09” nga fituesi francez. Ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm të edicionit të 100-të të Xhiros së italisë, Zhupa ndodhet në vendin e 13-1të, me 1h16’07” më shumë se lideri. Koha e deritanishme e çiklistit kuqezi në këtë edicion është 44h13’23”, duke bërë një paraqitje të mirë.

Më shumë nga Çiklizëm