Futboll

Kroos ankohet për kalendarin: FIFA, zvogëlo grupet!

Toni Kroos i ka thënë “Stop!” FIFA-s për numrin e madh të ndeshjeve gjatë një viti kalendarik. Sipas kampionit të botës, kufiri i stresit për futbollistët profesionistë është kaluar dhe duhet vepruar shpejt për ta zgjidhur këtë problem. “Kalendari i një viti është i mbushur plot me ndeshje, mbase i tejmbushur, – tha kampioni aktual i Ligës së Kampionëve në një intervistë për revistën “Kicker”. “Ndeshje të tilla si kundër San Marinos mbase mund të kursehen. UEFA dhe FIFA mund t’i rregullojnë këto gjëra”, – nënvizoi gjermani.

https://www.youtube.com/watch?v=Zjp-EG8AOFk

Mesfushori 26-vjeçar madje ka një propozim konkret për të bërë të mundur një kalendar më të favorshëm për kombëtaret dhe për klubet e futbollit. “Nuk ka pse kompeticionet të bëhen pa Eliminatore, por grupet mund të zvogëlohen, nëse zhvillohet një fazë paraeliminatore për kombëtaret më të vogla”, – shtoi Kroos. Deklarata e lojtarit të Real Madrid-it është vetëm një nga të shumtat nga Gjermania dhe Federata e saj e futbollit, pasi më parë për këtë çështje janë ankuar edhe trajneri Joachim Löw dhe menaxheri Oliver Bierhoff.

 

Më shumë nga Futboll