Bundesliga

Kroos e priste: Heynckes ka sjellë një erë të re te Bayern

Kroos e priste: Heynckes ka sjellë një erë të re te Bayern

Toni Kroos ka një arsye të madhe për ta ndjekur nga televizioni Bayern-in, aty ku ka luajtur për shtatë vite. Në Mynih është rikthyer Jupp Heynckes, një nga dy trajnerët të cilët e kanë ndihmuar më shumë gjatë karrierës së tij.

Mesfushori i Real Madridit pati fituar gjithçka në vitin 2013 me 72-vjeçarin në krye të skuadrës bavareze dhe tani sigurisht që ka emocione shtesë kur e sheh sërish në stol.

I pyetur për këtë në ceremoninë e çmimeve të FIFA-s për vitin 2017 në Londër, kampioni i botës u shpreh: “Të gjithë e dinë se kam një marrëdhënie të mirë me Jupp-in dhe natyrisht që besoj se ai do të sjellë një erë të re te Bayern. Në fakt, që tani e ka bërë”.

Përveç kampionëve të Bundesligës, 27-vjeçari gjerman përmendi edhe klubet angleze dhe Barcelonën si pretendentët kryesorë për të rrëzuar madrilenët nga froni si kampionë Evrope. Shumë diplomatik, ë?

Më shumë nga Bundesliga