Bundesliga

Kroos “vë bast” për yllin e ardhshëm të Gjermanisë

Toni Kroos mendon se mesfushori i Borussia Dortmund-it, Julian Weigl, mund të ndjekë hapat e tij. Kampioni i botës, i cili aktualisht luan te Real Madrid, sot u ka kthyer përgjigje disa tifozëve të tij në “Twitter”, ku, mes të tjerash, ka “sponsorizuar” lojtarin 21-vjeçar të kombëtares gjermane. “Ai do të bëhet yll i klasit botëror”, – shkroi ish-ylli i Bayern-it dhe Bayer Leverkusen-it.

27-vjeçari gjithashtu tha se nuk po mendon për t’u bërë trajner, sepse përpara ka plot vite të tjera për të shijuar si futbollist profesionist. Faktikisht, ai ka të drejtë, sepse në Madrid ka fituar gjithçka, përveç kampionatit. “Shpresoj se do të kem edhe disa vite të tjera të mira si lojtar”, – shtoi mjeshtri i mesfushës. Në fund, Kroos theksoi se ende ka detaje për të përmirësuar.

 

Më shumë nga Bundesliga