Kampionatet në Europë

Kroos: Vërshëllimat e tifozëve nuk ndihmojnë askënd…

Toni Kroos i Real Madridit ishte i kënaqur me fitoren 3-0 kundër Apoel Nikosisë, në debutimin e Ligës së Kampionëve për këtë sezon, por ishte e detyrueshme që të pyetet për vërshëllimat që synonin Gareth Bale kur uellsiani u zëvendësua, duke siguruar që kjo nuk ndihmon askënd: “Nuk kam dëgjuar ndonjë gjë nga fusha, por nuk është mirë t’iu kundërvihemi lojtarëve tanë. Ne kemi dhënë gjithçka dhe askush nuk e meriton të vërshëllehet. Por, ky është Real Madridi dhe ata duan të shohin më të mirën e çdo lojtari. Sidoqoftë, është e qartë se kjo nuk ndihmon askënd. Zhvillimi i lojës? Është e qartë se ne kemi merituar të fitojmë, edhe pse nuk ishte ndeshja jonë më e mirë.

Ne ishim në gjendje të shënonim më shumë gola, por 3-0 nuk është keq. Dy ekipet e tjera? Tottenham dhe Dortmund janë dy rivalët më të fortë në grup dhe ndeshja që kemi në dy javë në Dortmund është një sfidë e madhe për ne. Fitorja ishte shumë e nevojshme: Ky është një tjetër kompeticion, por është e vërtetë se kemi humbur katër pikë në dy ndeshjet e fundit të La Liga-s. Pa Ronaldon, është normale që ne të humbasim diçka nga vetja jonë, por kemi treguar se kemi një skuadër të shkëlqyer. Ronaldo është një lojtar i madh dhe është normale të ndihet mungesa e tij”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë