Connect with us

Kampionati Shqiptar

Kryebashkiakja Ademi: Ja si arritëm nga fundi në vendin e katërt

Vllaznia ka frenuar dy pretendentët kryesorë për titull, Kukësin dhe Partizanin, në dy javët e fundit radhazi të kampionatit.

Vllaznia ka frenuar dy pretendentët kryesorë për titull, Kukësin dhe Partizanin, në dy javët e fundit radhazi të kampionatit. Fillimisht barazoi pa gola në “Zeqir Ymeri”, pastaj e bëri të njëjtën gjë mbrëmë në “Loro Boriçi”. Me këtë ritëm, skuadra shkodrane e sheh veten në vendin e katërt tashmë, duke besuar e shpresuar vërtet në luftën për Kupat e Europës. Një katapultim i madh, nga zona e rrezikut të mbijetesës te vendi i katërt.

Kjo e ka një shpjegim, të cilin e jep vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një statusi ekzaltues në Facebook, teksa nuk e ka fshehur lumturinë e frenimit të “demave” dhe “stërkëmbëshin” ndaj tyre, në rrugën e titullit kampion: “Bravo, bravo Vllaznia! Pas pesë vitesh, arritëm të kapim vendin e katërt! Akoma më shumë do të ecim në të ardhmen. Si arritëm nga fundi në vendin e katërt?! Shumë thjeshtë! Bëmë një buxhet per Vllazninë, që nuk e kishte pasë asnjëherë, menaxhuam mirë paratë, zgjodhëm tranjerin, lojtarët dhe stafin e duhur. Tifozët e mrekullueshëm shkodranë na mbështetën! Sot të gjithë po festojmë arritjet.”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar