• Kryeqyteti në festë, luhet derbi Partizani-Tirana

    Publikuar: 20 Feb 9:38

    Sot kryeqyteti është nën ethet e derbit Partizani-Tirana. Në orën 18:00 në “Selman Stërmasi” do të zbresin dy ekipet më të titulluara të Shqipërisë. Të kuqtë luajnë si pritës dhe fitorja është rezultati i vetëm që i mban në garën për titullin kampion që mungon prej 24 vitesh. Nga ana tjetër Tirana luan vetëm për prestigji, pasi titulli përfundimisht është shumë larg dhe mund të quhet një kapitull i mbyllur. 11 derbet e fundit pa sukses kanë bërë që bardheblutë ta kërkojnë me çdo kusht fitoren që për ta do të ketë shijen e titullit. Më tepër se në fushë spektakli në vitet e fundit është dhuruar nga tifozët, të cilët me koreografit e tyre e kanë fituar derbin në shkallët e stadiumit.

    Megjithatë në këtë takim pritet të mungojnë tifozët ultras të Tiranës. Duket e pabesueshme por tifogrupi “Tirona Fanatics” ka vendosur të bojkotoj derbin dhe çdo takim tjetër deri në largimin e presidentit Refik Halili. Sulejman Starova pritet të zbres në fushë me skemën 4-3-3: në portë kapiteni Alban Hoxha, në repartin e mbrojtjes do të rreshtohen Fejzullahu dhe Kalari nga krahët, ndërsa në qendër Malota me Krasniqin. Në mesfush rikthehet titullar Ramadani, i cili do të luaj përkrah Bathës dhe Vilës. Në repartin ofensiv Mazrekaj do ta nis titullar së bashku me Torasën në mbështetje të sulmuesit të vetëm Kaleb Ekuban.

    Mirel Josa përgjigjet me rreshtimin 4-4-2. Ilion Lika në portë, përpara tij kthehen Muça me Teqjan, në të mjatë Hoxhallari dhe Doka në të djathtë. Daja dhe Merveill do të luajnë në qendër të mesfushës të mbështetur nga krahët me Likën dhe Takun. Në majë të sulmit do të luajnë dy afrikanët Cise dhe Moise.


    Lexo postimet e tjera