Kampionati Shqiptar

Kryesfida Skënderbeu-Partizani, dalin në shitje biletat

Të shtunën, ora 19:00, korçarët presin në stadiumin “Skënderbeu” ekipin e Partizanit, në kuadrin e javës së tretë të Superiores. Fitorja shihet si e vetmja alternativë nga kuqebardhët pas barazimit në Kamëz. Klubi juglindor ka ftuar tifozët që ta mbështesin maksimalisht ekipin, sepse bashkë janë më të fortë. Njëkohësisht, klubi organizator i kësaj ndeshjeje ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë duel pretendentësh, që do të jenë si më poshtë:
Tribuna D – 200 lekë të reja
Tribuna C – 300 lekë të reja
Tribuna A dhe B – 400 lekë të reja
Tifozët miq – 300 lekë
Gold A dhe B – 1000 lekë të reja
Biletat mund t’i gjeni nga e mërkura në pikat e shitjes përballë me kinemanë e qytetit dhe në pikën e shitjes pranë stadiumit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar